Meghan Markle dhe Princi Harry janë rikthyer në tapetin e kuq. Duka dhe Dukesha e Sussex-it u shfaqën në galanë Salute to Freedom 2021 në Nju Jork, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Markle kishte veshur një fustan të kuq mahnitës nga Carolina Herrera, me një dekolte, bisht të gjatë dhe të fryrë e me pjesën e përparme të ngushtë e të çarë.
Meghan zgjodhi grim të lehtë e flokë të kapur për të nxjerrë më në pah fustanin, ndërsa bizhuteritë ishin po aq të thjeshta, vathë e byzylykë të imët, por të ndritshëm.
Princi Harry ishte veshur me një smoking klasik të zi për ceremoninë speciale. Duka i Sussex mbajti një fjalim në gala, ku preku përvojën e tij ushtarake dhe kohën e kaluar në SHBA, që prej kur u zhvendosën në vitin 2020 pasi u tërhoqën nga rolet mbretërore.
Princi Harry, i cili shërbeu në ushtrinë britanike për 10 vjet, u dha pesë të pranishmëve çmimin përurues Intrepid Valor Aëard.Në fjalën e tij, ai falënderoi të nderuarit për jetën e tyre “të përcaktuar nga shërbimi, qëllimi dhe qëndrueshmëria“.
Klan News