Legjionarët vazhdojnë të shkëlqejnë në klubet e tyre. Pas Stiven Shpendit, golin këtë të Diel e kanë gjetur edhe dy sulmues të tjerë shqiptarë.
Anis Mehmeti shkëlqeu me dopietë në Championship, në fitores 3-0 të Bristol City ndaj Portsmouth.
23-vjeçari shqiptar zhbllokoi takimin në minutën e 15-të, ndërsa dyfishoi në minutën e 32-të, për të kompletuar dopietën.
Mehmeti shkon në kuotën e tetë golave në Championship, duke konfirmuar formën e mirë dhe rëndësinë e madhe për Bristol City.
Në Angli, rrugën e rrjetës gjeti edhe sulmuesi Armando Dobra. Futbollisti shqiptar, realizoi golin e vetëm për Chesterfield në humbjen 2-1 ndaj Bradford City në transfertë.
Dobra zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të, duke shënuar pas një lëvizje të bukur në zonë, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Në 23 ndeshje të luajtura këtë sezon në League Two, 23-vjeçari numëron gjashtë gola të shënuar. /tvklan.al