Donald Trump për çështje që shqetësojnë Ameriken nuk ka përplasje vetëm me rivalen Kamala Harris, por edhe me bashkëshorten e tij.
Këtë herë ndahen në qëndrime për abortin. Ish-Zonja e Parë ka mbështetur të drejtën për abort.
“Liria individuale është një parim themelor që unë e ruaj. Pa dyshim, nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për këtë të drejtë thelbësore që kanë të gjitha gratë që nga lindja: lirinë individuale”.
Çështja e abortit është një temë e rëndësishme dhe e ndjeshme në SHBA. Dy kandidatët për president Kamala Harris dhe Donald Trump kanë ndarë qëndrimet e tyre, por ajo çfarë ka shkaktuar habi tek populli amerikan është qëndrimi që ka mbajtur Melani Trump.
Pozicioni i Melanie është në kundërshtim me pozicionin e bashkëshortit të saj afërsisht një muaj nga dita e zgjedhjeve. Kamala Harris mendon se aborti është një çështje e lirisë personale, ndërsa kandidati republikan Donald Trump thotë se shtetet duhet të vazhdojnë të kenë autoritetin për të miratuar ligjet e tyre për abortin.
Melania Trump ka qëndruar kryesisht e papërfshirë në fushatën zgjedhore të bashkëshortit dhe ka mbajtur një profil të ulët, me përjashtim të publikimit të disa videove në mediat sociale javët e fundit për të promovuar librin e saj, i cili është planifikuar të dalë javën e ardhshme.
Klan News