Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara ishte i vetmi person që kishte shkuar pa maskë në qendrën e votimit. E veshur me nje fustan Gucci që kushton rreth 4,500 dollarë, shoqëruar me një çantë Hermes dhe taka nude Christian Louboutin, ajo dukej e kuruar në detaje.

Megjithatë, zgjedhja e saj që të mos mbante një maskë mbrojtëse gjatë votimit shkaktoi zemërim të madh në rrjetet sociale. Sidomos, pasi ka kaluar vetëm pak kohë që kur ajo dhe bashkëshorti i saj Donald Trump dolën pozitiv me Covid-19.

50-vjeçarja u filmua pa maskë duke hyrë dhe duke dalë nga Qendra e Rekreacionit Morton dhe Barbara Mandel në Florida, ku edhe dha votën e saj për zgjedhjet presidenciale.

Nuk është hera e parë që veshja e Melania Trump shkakton reagime në publik, pasi edhe më parë ajo ishte shfaqur e veshur me një xhaketë e cila mbante mbishkrimin “Realisht nuk më intereson, po juve? ”, ndërkohë që ishte në takim me fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë.
Kujtojmë se deri tani më shumë se 16,000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në shtetin e Floridas, ndërsa 233,000 në gjithë SHBA, numër që po vazhdon të rritet./tvklan.al