Menaxheri i Gold Ag i ka bërë dhuratën më të bukur reperit për ditëlindjen e parë të djalit të tij, i cili me 28 nëntor mbush 1 vjeç.

Granit Hyseni ka ndihmuar në furnizimin e një vendi të varfër në Indonezi me ujë.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë reperi përmes një postimi mjaft emocionues në Instagram.

Gold Ag ka ndarë një video që është realizuar gjatë punimeve për hapjes e pusit, ku është vendosur emri i të birit – Gueril pasuar nga emri i reperit Arian Agushi.

“PA FJALË !!!

Vllau jem @granithysenii ma paska bo dhuratë për 1 vjetorin e djalit tem Guerilit. Vërtetë u mbush zemra me dashni dhe falenderim për te. Ndoshta mu nuk më ishte kujtu me ja bo atij, po si do qoftë lus Allahun që sa më shpejtë edhe ai të gëzohet e furnizohet me evlad, e kjo dhuratë ju boftë Xhenet gjithë familjes së tij. Faleminderit Granit ta kthefsha me t’mira e mos ta harrofsha. Gëzimi i këtyre në Indonezi dhe buzëqeshja në fytyrat e tyre, reflektoftë gjithmonë në fytyrën tënde. FALEMINDERIT”, ka shkruar reperi krahas videos.