Shkoi tek mjeku për të bërë një vizitë të syve, por mësoi se kishte kancer në tru. Një 19- vjeçare është shokuar teksa mjekët i kanë thënë se ka disa tumore në tru.

Laura Nuttall, nga Lancashire, Britani në fillim mendoi se kishte grip, por kur ju nënshtrua një vizite të syrit mjekët vunë re një ënjtje të pashpjegueshme në nervin e saj optik. Më pas doktorët e rekomanduan të bënte dhe disa analiza të tjera. Laura Nuttall telefonoi nënë e saj Nicola dhe shkuan në spitalin Homerton ku dhe morën lajmin shkatërrues, se ajo kishte dy tumore.  E reja ju nënshtrua dhe një skaneri të detajuar dhe mjekët zbuluan se ajo kishte dhe disa tumore të tjerë, jo vetëm 2 sikurse i kishin thënë në fillim.

 “Jemi shkatërruar si familje, Laura kishte gjithë jetën përpara dhe tani po përballet me një sfidë shumë të rëndë. Ne po përpiqemi të jemi pozitivë, por është e pamundur”

, ka thënë nëna e saj, shkruan

Daily Mail.

Nicola po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar Laurën që ta largojë sadopak mendjen nga sëmundja. Në ditëlindjen e 19-të në Dhjetor ajo shkoi dhe vizitoi lojtarët e klubit të futbollit të  Evertonl ku u takua me ata, përfshi dhe portierin Jordan Pickford.

“Po provoj gjithçka për të ndihmuar që Laura të ndihet pozitive. Ne po bëjmë aq sa mundemi

, ka thënë Nicola.

Laura iu nënshtrua kimioterapisë gjatë muajit Dhjetor në spitalin Chrisstie në Manchester, por edhe në muajt në vijim do të vazhdojë seanca të tjera.

Familja e saj po mendon që ta dërgojë atë në SHBA, për t’iu nënshtruar disa seanca kimioterapie.

Gjithashtu, ata kanë nisur një fushatë për të mbledhur fonde që Laura ti nënshtrohet trajtimeve më të specializuara në mënyrë që ti japin asaj dhe një shans për të jetuar.

/tvklan.al