Skuderia gjermane beson se avantazhi i krijuar nga motori i ri në makinën e Hamilton nuk do zgjasë
Skuderia e Mercedesit beson se avantazhi në fuqi që makina e Lewis Hamilton ka nga motori i ri i vendosur, nuk do të zgjasë shumë gjatë.
Shpejtësia e kampionit të botës në vijë të drejtë ishte vendimtare në fitoren në Çmimin e Madh të Brazilit.
Kur kanë ngelur edhe tri gara deri në fund të sezonit, Max Verstappen është vetëm 14 pikë përpara britanikut.
Me motorin e ri, Presidenti i Mercedesit Toto Wolf tha se makina do të jetë e besueshme, e nuk do të shfaqë probleme, por avanazhi nga motori do të ulet ngadalë.
Por optimizmi është rritur se Hamilton mund ta fitojë titullin kampion për herë të tetë.
Skuderia rivale e Red Bullit po kërkon shpjegime për faktin se si Mercedesi ishte aq i shpejtë, e ka dyshime se skuderia gjermane ka ndërhyrë në bishtin e makinës, që të ulë forcën tërheqëse të ajrit.
Drejtuesit kanë frikë se shanset e Verstappent për t’u shpallur kampion janë të vogla, nëse Hamilton vazhdon me të tillë performacë edhe në Çmimin e Madh të Katarit, atë të Arabisë Saudite dhe të Abu Dhabit.
Klan News