Pep Guardiola nuk do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Ndonëse kontrata aktuale i skadon më 30 Qershor, trajneri spanjoll do të vazhdojë në stolin e “qytetarëve” të paktën edhe për një tjetër sezon.
Guardiola ka informuar drejtuesit se ka vendosur të rinovojë edhe për një vit, duke zgjatur bashkëpunimin deri ne verën e vitit 2026.
Kontrata e re është gati dhe pritet që njoftimi zyrtar të vijë në ditët e ardhshme.
53-vjeçaro, është pjesë e Manchester City-t që nga viti 2016, ku ka dominuar Premier League-n, duke fituar 6 tituj, 2 herë FA Cup, 4 herë EFL Cup, 3 herë Superkupën angleze dhe 1 herë Kupën e Botës për Klube. /tvklan.al