Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD Jorida Tabaku foli me shifra duke prekur gjendjen aktuale të secilit sektor të ekonomisë. Sipas saj, socialistët po vijojnë me propagandën e tyre para zgjedhjeve, ashtu si në vitin 2021.

“1/3 e popullsisë janë pensionistë, pjesa tjetër janë të punësuar me pagat më të ulëta në rajon. 30 mijë profesionistë nga të cilët 10 mijë mbyllën biznesin, kjo është sot Shqipëria! Më e paktë në numër, më e zvogëluar. Kanë bërë 180 procedura tatimore, kanë ndryshuar taksat duke bërë një skemë me 5 shtresa, ku nuk ka përfituar asnjëra. Nuk ka asnjë moment ku taksimi i punës të jetë ulur! Puno dy punë se nuk ia del dot me një! Taksim 5% nga Ministria e Turizmit. Kanë 12 vite që deklarojnë se shqiptarët po paguajnë ndershmërisht taksat, ndërkohë i taksojnë 95% të tyre. Kjo skemë e promovuar me 12 buxhete socialiste, ka qenë arsyeja kryesore pse është krijuar informalitet, me këtë taksim të pandershëm pjesa më e madhe e të punësuarve kanë hapur nipte. Filozofia e kësaj qeverie është sigurisht, merrja të voglit për t’ja falur oligarkut.”

Ajo theksoi se Shqipëria ka arritur në një situatë shkretimi.

“A e ndjejnë shqiptarët këtë rritje ekonomike? Sektori i bujqësisë që punëson 34% të popullsisë, nga 2021 është në rënie. Ku është suksesi i një modeli ekonomik që bazohet vetëm te llaçi e tullat?! Sot buxhetit të shtetit i janë shtuar 300 mijë pensionistë.  Ka 16% rënie të pensionit real, pensionistët i kanë të ardhurat më të ulëta se në 2014-ën. Fuqia blerëse sot është më e ulët. S’kemi asgjë të re nga fronti i natës e qeveria i mban pensionistët me gajret. Ajo rritja siç u premtua në 2021-in nuk u e pa nuk u ndje nga askush.”

“Përgjigja që kanë kërkuar shqiptarët deri më sot, nuk do të vijë as me këtë buxhet”, përfundoi Tabaku.

/tvklan.al