Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein mbështet letrën e Komisionerit Europian Johannes Hahn, drejtuar shqiptarëve një ditë më parë.
Në një postim në Twitter, Fleckenstein thotë se e mbështet mesazhin e Hahn, ndërsa thekson se të gjithë janë të mërzitur me situatën në Shqipëri. Zyrtari europian shprehet gjithashtu se përgjegjësia është e qartë mbi kë bie.
“Mbështetje për mesazhin drejtuar popullit shqiptar. Gjithashtu, pas bisedimeve që pata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë ndihemi të mërzitur për situatën në të cilën ndodhet vendit. Edhe përgjegjësia është gjithashtu e qartë”.
Komisioneri evropian Johannes Hahn nëpërmjet një letre të adresuar për shqiptarët reagoi të enjten për krizën politike që ka kapluar vendin. Ai e vuri theksin mbi përpjekjet për të nxitur dialogun politik ndërsa shtoi se zgjedhjet duhet të mbahen më 18 Qershor, pavarësisht rrethanave. BE do të monitorojë nga afër procesin zgjedhor, thuhej më tej në letër./tvklan.al