Shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë për në muajin Tetor ka sjellë reagimin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Ambasadori i bën thirrje të gjitha palëve politike të dialogojnë urgjentisht që të kapërcejnë situatën politike në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në #EU dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur”, shkruan në Twitter, Soreca

 

 

/tvklan.al