Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Mesfushori

Mario Rabiu

Zyrtare, mesfushori largohet nga Skënderbeu

Mario Rabiu është largimi i radhës te Skënderbeu. Klubi korçar njoftoi shitjen e mesfushorit te Aktobe në Kazakistan. Rabiu ishte titullar i padiskutueshëm te bardhekuqtë në dy sezonet e fundit, ku spikati me paraqitjet e tij. “Faleminderit Mario Rabiu! KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin nga Kazakistani FC Aktobe për transferimin e mesfushorit Mario...

Shkurt 17, 2025
Taulant Xhaka

Taulant Xhaka merr vendimin, do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit

Mesfushori Taulant Xhaka do të tërhiqet në fund të këtij sezoni. Pas një karriere të pasur, lojtari shqiptar ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur në moshën 34-vjeçare. Kjo u bë e ditur nga klubi i Basel-it, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Gjithmonë ka qenë e rëndësishme për mua që të vendosja vetë,...

Shkurt 12, 2025
Paul Pogba

Pogba projektohet te klubi i Serisë A

Paul Pogba po përgatitet për rikthimin e tij në fushë dhe mund ta shohim në Serinë A. Mesfushori francez është pa kontratë, ndërsa emri i tij së fundmi lidhet me Fiorentinën. “Fichajes” raporton se klubi nga Firence, po mendon t’i ofrojë një kontratë 31-vjeçarit. Te Fiorentina besojnë se mund të përsëritet rasti i David De...

Shkurt 11, 2025
Tirana

Rinovim para derbit, Tirana i zgjat kontratën mesfushorit

Tirana ka rinovuar kontratën me mesfushorin Ian Soler, një ditë para derbit me Partizanin.  Mesfushori spanjoll u afrua në verë dhe ka bindur drejtuesit e stafin teknik. Duke parë rëndësinë e 29-vjeçarit për bardheblutë, është vendosur që të zgjatet bashkëpunimi edhe për sezonin e ardhshëm. “Ian Soler rinovon me Tiranën edhe për një sezon. Mesfushori...

Shkurt 8, 2025
Kristjan Asllani

Ofertë nga Premier League për Asllanin

West Ham ka shfaqur interes për Kristjan Asllanin. Klubi anglez, ka bërë një ofertë për mesfushorin e Shqipërisë. Mediat pranë Interit, raportojnë se klubi zikaltër ka marrë një propozim të rëndësishëm për 22-vjeçarin nga klubi i Premier League. Megjithatë drejtuesit e Interit ishin të prerë në vendimin e tyre dhe kanë refuzuar ofertën. Shifrat nuk...

Janar 31, 2025
Leon Goretzka

Goretzka duhet të gjejë skuadër të re

Leon Goretzka pritet të largohet nga Bayern Munich në merkaton e verës. Lojtarit dhe përfaqësuesve të tij, u është bërë e ditur se mesfushori nuk është në planet e klubit. Gjermani ka kontratë deri në verën e vitit 2026, por bavarezët nuk duan ta humbasin falas dhe për këtë arsye i kanë kërkuar të gjejë...

Janar 29, 2025
Ermal Meta

Sampdoria interesohet për transferimin e Metës

Ermal Meta mund të transferohet në Serinë B. Sipas raportimeve nga Italia, në gjurmët e mesfushorit të Tiranës është vendosur Sampdoria. Futbollisti 19-vjeçar ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e treguara dhe mund të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë. Drejtuesit e Sampdorias e pëlqejnë shumë Metën dhe në ditët e ardhshme mund të paraqesin...

Janar 28, 2025
Jordi Jaku

Nga Tirana te Bologna, prezantohet mesfushori

Jordi Jaku është prezantuar te Bologna. Mesfushori u largua nga Tirana pak ditë më parë, pasi klubi italian arriti marrëveshjen me kryeqytetasit. 18-vjeçari është prezantuar te skuadra e Bologna-s, aty ku fillimisht do të jetë pjesë e të rinjve. Në rast se Jaku arrin të bindë me paraqitjet e tij, atëherë ekziston mundësia që të...

Janar 22, 2025
Dele Alli

Dele Alli bind klubin italian, gati firma

Dele Alli ka bindur stafin teknik të Como-s. Mesfushori prej disa kohësh ishte në stërvitje me skuadrën italiane, pasi kishte mbetur pa ekip. Të bindur me formën e treguar nga anglezi në stërvitje, drejtuesit kanë bërë gati kontratën. Ish-futbollisti i Tottenham do të firmosë deri në Qershor të vitit 2026, me opsion rinovimi edhe për...

Janar 18, 2025
Kristjan Asllani

Tjetër mundësi për Asllanin, Calhanoglu nuk rikuperohet

Vazhdojnë problemet me dëmtimet te Interi. Zikaltërit do të përballen me Bologna-n këtë të Mërkurë në kampionat dhe trajneri Simone Inzaghi duhet të përballet me disa mungesa. Henrikh Mkhitaryan duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin e pësuar në derbin ndaj Milanit, por nuk është i gatshëm për të zbritur në fushë. Mungesë tjetër është...

Janar 13, 2025