Vesel Demaku, është lojtari i radhës që ka vendosur të përfaqësojë Kosovën.
Mesfushori ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Austrisë, deri tek U-21, ndërsa ka zgjedhur të bëhet pjesë e “dardanëve”.
Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili u shfaq i lumtur për këtë vendim të lojtarit.
Në rang klubesh, Demaku është pjesë e skuadrës së Atlach në Austri, aty ku këtë sezon ka luajtur për 10 ndeshje.
24-vjeçari ka dalë nga të rinjtë e Rapidit, ndërsa ka luajtur edhe me Austria Vienë, Sturm Graz dhe Klagenfurt.
Demaku shihet si një afrim i rëndësishëm për Kosovën në mesfushë, në një repart ku janë bërë lëvizje të shumta në ndeshjet e fundit. /tvklan.al