Estrogjeni tek femrat stimulon rritjen e imunitetit
Mënyra e shkujdesur e jetesës, por edhe aspektet gjenetike i bëjnë meshkujt më të prirur se femrat ndaj pasojave fatale të infektimit me Covid-19. Në këtë përfundim arrijnë një sërë studimesh të kryera si pjesë e nismës kërkimore Global Health nga më shumë se 20 vende të botës, ku thuhet se 2/3 e viktimave janë meshkuj dhe pjesa tjetër femra.
Burrat i kushtojnë më pak vëmendje shëndetit, tymosim më shpesh duhan e ushqehen më keq. Kjo tendencë është kryesisht tek brezi i vjetër. Po ashtu supozohet se burrat shkojnë me shumë vonesë tek mjeku.
Studimet thonë se një tjetër rol të rëndësishëm luan edhe receptori ACE2 që është i pranishëm në nivele më të larta tek meshkujt. Ky receptor ndikon në dërgimin e shpejtë të koronaviruseve si Covid-19, SARS dhe MERS drejt qelizave. Studimet për këtë lidhje janë ende të paplota, por studiuesve u rezulton se prania e lartë e këtij receptori lidhet me sëmundjet kronike të zemrës. Pacientët që vuajnë nga këto sëmundje janë më të rrezikuarit nga vdekja, prej Covid-19.
Studimet konstatojnë po ashtu se estrogjeni, hormoni seksual femëror stimulon sistemin imunitar për të vepruar më shpejt në neutralizimin e koronavirusit. Efekt të kundërt ka testosteroni, hormoni seksual mashkullor që pengon mbrojtjen e trupit.
Tv Klan