1 në tre gra po preken nga dhuna në botë. Edhe në Shqipëri, ekspertët thonë se nga viti në vit po rriten rastet e denoncimeve nga gratë e dhunuara. Aktualisht, 5 % e grave në Shqipëri rezultojnë të dhunuara nga partnerët tyre.
Iris Luarasi: Çdo vit ne marrim një numër më të madh telefonatash kur e krahason me 1 vit më parë apo 5 vite dhe 10 vite më parë. Nuk di të them nëse kjo është rritje e fenomenit të dhunës apo ndërgjegjësimit për denoncim.
Ajo që vihet re është shtrirja e dhunës edhe tek mosha e tretë. Raporti i OBSH thotë se gratë mbi 60 vjeç dhe ato me aftësi të kufizuar janë më shumë viktima të dhunës.
Iris Luarasi: Nuk është se kjo dhunë ka ndaluar kur ti del në pension, madje bëhet më keq sepse nuk ke të ardhura pasi nuk je në marrëdhënie pune.
Denoncimet më të mëdha vijnë nga zonat urbane, por Luarasi thotë e ka mjaft raste kur dhuna nuk denoncohet.
Iris Luarasi: E para ka lidhje me ambientin ku jetojnë, në një zonë rurale, ambienti është më shumë paragjykues së në zonë urbane, elementi tjetër është sa mbështetje ke nga familja e origjinës.
Sipas ekspertëve, nëse dhuna nuk denoncohet, atëherë edhe fëmijët që burojnë nga një familje të tilla, ose do dhunohen ose do bëhen dhunues në të ardhmen.
Tv Klan