Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Gjatë takimit Meta dhe Dendias kanë prekur dhe çështjen e detit. Në një njoftim nga Presidenca bëhet me se në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, kreu i shtetit theksoi se ai ka inkurajuar dhe do të inkurajojë që ajo të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.
“Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, mësohet të ketë thënë Meta.
Po ashtu Presidenti vlerësoi se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata./tvklan.al