Zelanda e Re ka vendosur të bëjë ndryshime të menjëhershme në programin e saj të vizave të punësimit pas një migrimi gati rekord vitin e kaluar, të cilin e vlerësoi të paqëndrueshëm.
Ndryshimet përfshijnë masa të tilla si njohuria e të gjuhës angleze për punë dhe vendosja e një pragu minimal të aftësive dhe përvojës së punës për shumicën e vizave të punës.
Qëndrimi maksimal për shumicën e pprofesioneve që nuk kërkojnë shumë kualifikim do të reduktohet gjithashtu nga 3 deri në 5 vjet.
“Qeveria është e përqendruar në tërheqjen dhe mbajtjen e migrantëve shumë të aftë, siç janë mësuesit, ku ka mungesë aftësish”, tha në një deklaratë ministrja e Emigracionit, Erica Stanford.
Vitin e kaluar, një gati rekord prej 173,000 njerëzve migruan në Zelandën e Re. Zelanda e Re, e cila ka një popullsi prej rreth 5.1 milionë banorë, ka parë një rritje të shpejtë të numrit të emigrantëve që nga fundi i pandemisë, duke ngritur shqetësimet vitin e kaluar se po nxiste inflacionin./tvklan.al