Santiago Gimenez është profili i zgjedhur nga Milani për sulmin dhe orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse marrëveshja mund të mbyllet realisht që në muajin Janar. Sipas Sportmediaset, klubi kuqezi do të paraqesë ofertën e parë zyrtare për Feyenoord. Holandezët duan 40 milionë Euro për kartonin e meksikanit.
Por kuqezinjtë kanë si objektiv që të paraqesin një propozim mbi 30 milionë Euro, por pa arritur në 35, duke përfituar nga dëshira e lojtarit për t’u larguar. Gimenez ka një kontratë deri në vitin 2027 me opsion për një tjetër sezon.
Meksikani tashmë i ka bërë të qarta qëllimet e tij, por ka shtuar se gjithçka e lë në dorë të Zotit. Por duket se Feyenoord nuk ka ndërmend të privojë veten nga lojtari në Janar. Kjo mund të jetë një taktikë për të negociuar çmimin ose një strategji reale për në verë, ku mund të nisë një ankand.
Te “Djalli” shpresojnë që Rafaela Pimenta, agjentja e Gimenez, të arrijë ta bindë klubin holandez që ta shesë lojtarin. Trajneri Conceiçao ka nevojë për një lojtar tjetër përveç Moratas dhe Abrahamit, një pikë reference në ofensivë, të aftë për të shënuar shumë gola dhe meksikani, është profili i duhur.
Te Milani po mendojnë edhe për largime. Shitja e Emerson Royal pas dëmtimit të tij të gjatë është pothuajse i sigurt. Ndërsa për sulmin probabiliteti më i madh për t’u larguar nga Milanelo është për Okafor, i ndjekur nga Chukueze, që ka interesin e disa ekipeve.
Edhe Jovic, që nuk është përfshirë në listën e Champions League, është në kërkim të një destinacionitë ri.
Klan News