Me fitoren ndaj Kaljarit, Milani garantoj pjesëmarrjen në Superkupën e Italisë për vitin e ardhshëm. Kuqezinjtë blinduan vendin e dytë në kampionat dhe plotësojnë tablon e skuadrave që do të marrin pjesë në “Final Four”.
Një turne që zhvillohet në Arabinë Saudite, teksa përveç kuqezinjtë do jenë pjesë edhe Inter si kampioni i Italisë, plus Juventusi dhe Atalanta finalistë të Kupës.
Ashtu si vitin e kaluar, do të jenë dy gjysmëfinalet që do të vendosin finalen, me çiftet që do të kompletohet më 15 Maj pas ndeshjes mes bardhezinjve dhe zikaltërve: Interi do të luajë kundër humbësit të Kupës së Italisë ndërsa nga ana tjetër do të jetë fituesi i finales së Kupës së Italisë ndaj Milanit.
Pjesëmarrja në Superkupë, përveç prestigjit dhe mundësisë për të fituar një trofe të rëndësishëm, ofron edhe një bonus të mirë ekonomik. Çdo gjysmëfinalist do të marrë 1.6 milionë Euro, me 5 milionë Euro të garantuara për finalistin, ndërsa fituesi do marr tetë milionë Euro.
Klan News