Milanit nuk i lejohen më gabimet. Me kreun që duket shumë larg, kuqezinjtë synojnë të futen të paktën në katërshen e parë.

Sfida e radhës në kampionat është ajo ndaj Romës, një përballje që është edhe provë për të ardhmen e trajnerit Paulo Fonseca.

Skuadra e këtij të fundit ka shfaqur oshilacione të shumta dhe fitorja sot është detyrim. Nëse ndaj Hellas Verona e shpëtoi goli i Reijnders, Fonseca rrezikon sërish nëse nuk fiton ndaj Romës.

Sipas raportimeve nga Italia, një tjetër rezultat përveç fitores, do e vendoste në pikëpyetje të ardhmen e teknikut portugez, për të cilin prej kohësh është përfolur për një shkarkim të mundshëm. /tvklan.al