Milani ka harruar si fitohen. Kuqezinjtë regjistruan ndeshjen e tretë radhazi në Serinë A, pa fitore.
Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca, nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Lazios.
Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli më shumë për Milanin, që e mbylli në avantazh, falë golit të Pavlovic me kokë në minutën e 8-të.
Lazio e nisi vrullshëm fraksionin e dytë dhe përmbysi rezultatin në 2-1, falë dy golave të shpejtë të Casrellanos në minutën e 62-të dhe Dia në minutën e 66-të.
Reagimi i Milanit ishte i menjëhershëm, me Leaon, që barazoi shifrat në minutën e 72-të, pas futjes nga stoli. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadrat ndanë nga një pikë. Me këtë barazim, Milani renditet në vendin e 14-të me 2 pikë.
Napoli triumfoi me përmbysje ndaj Parmës, me rezultatin 2-1, në një ndeshje me fund dramatik. Miqtë kryesonin 0-1 deri në minutën e 92-të, kur Lukaku barazoi shifrat, në ndeshjen debutuese me Napolin.
4 minuta më vonë, Anguissa, bëri që të shpërthejë festa e madhe, duke shënuar golin e përmbysjes dhe të fitores, për ekipin e Contes. Kjo fitore e ngjit Napolin në vendin e katërt me 6 pikë. /tvklan.al