Milani do të jetë tepër aktiv në këto 13 ditët e fundit të merkatos së dimrit. Me Kyle Walker që është drejt ardhjes në Milanelo, klubi kuqezi po punon për të mbledhur para dhe për t’i dhënë trajnerit Sergio Konceiçao një tjetër nënshkrim të madh për gjysmën e dytë të sezonit.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, synimi është përforcimi i sulmit dhe emri i rrethuar me të kuqe është ai i Santiago Gimenez, sulmuesit meksikan të Fejnordit. Kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë Euro.

Kuqezinjtë e kishin kërkuar tashmë atë verën e kaluar, më pas ata u përplasën me kërkesat e holandezëve dhe preferuan të ktheheshin drejt Abraham.

Është e nevojshme që të bëhet shitja Pavloviç dhe Emersonit, në mënyrë që të mblidhen para dhe më pas të investohet për Gimenez, i cili ka një pasaportë italiane dhe tashmë i ka dhënë “Ok” transferimit.

Milanit i janë ofruar edhe disa lojtarë të tjera por janë emra që nuk bindin.

Ndërkohë ka nisur numërimi mbrapsht për Walker. Kontaktet e reja u konfirmuan dje mes dy klubeve për mbylljen e marrëveshjes me huazim me të drejtë blerjeje. Mbrojtësi anglez është gati për të fluturuar drejt Milanos.

Milani po punon shumë për të mbyllur dy marrëveshje të mëdha dhe për t’i dhënë Konceiçaos një skuadër konkurruese.

Klan News