Milani po nxiton për të sjellë në Milano, Kyle Walker! Anglezi pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, sepse është një lojtar që di të fitojë, ka personalitet dhe mund të luajë në dy role në fushë.

Ai është 34 vjeç, por drejtuesit e klubit italian mendojnë se ai mund të ndihmojë trajnerin Konceiçao.

Për më tepër që mbrojtësi anglez është shumë i interesuar që të vazhdojë karrierën e tij në “San Siro”.

Kontrata futbollistit i përfundon pas 1.5 vitesh, por sipas calciomercato.com ka një akord mes palëve për 2.5 vite. Walker do të përfitojë 4 milionë Euro në sezon, shto këtu edhe bonuset.

Një tjetër emër që pëlqehet nga klubi milanez është edhe Markus Rashford.

Por sulmuesi paguhet shumë, e te Milani e kanë të vështirë që të përmbushin kërkesat e tij ekonomike. Për këtë arsye, ata kanë vendosur që të investojnë te kapiteni i City.

Edhe vetë 34-vjeçari dëshiron që të transferohet në Milanelo. Ai ka biseduar me drejtuesit e klubit anglez për të ndërprerë bashkëpunimin.

Në bazë të rregullores së Serie A, në një sezon mund të regjistrohet vetëm një futbollist britanik në ekip.

Në të tillë, situatë, kandidatura e Walker është e para!

Klan News