Superliga turke shton cilësitë për pjesën e dytë të sezonit. Kampionati italian duket se është ajo që intrigon më tepër këto skuadra, teksa i radhës mban emrin e Alvaro Moratës.

Spanjolli ka firmosur në formulën e huazimit me Gallatasaray. Morata do qëndrojë në Turqi të paktën për një sezon, me Milanin që zotëron edhe kartonin e tij që përfiton 6 milionë Euro.

Gallatasaray mbajti një opsion për blerjen përfundimtare. Morata do të marrë një pagë të garantuar prej 3 milionë euro për gjysmën e dytë të sezonit 2024-25 dhe 3 milionë Euro shtesë për gjysmën e parë të sezonit 2025-2026.

Kapiteni 32-vjeçar i kombëtares së Spanjës, Morata iu bashkua Milanit nga klubi i La Liga-s, Atletico Madrid vitin e kaluar për 13 milionë Euro në një kontratë katërvjeçare.

Galatasaray ka një opsion blerjeje që i lejon ata të nënshkruajnë përgjithmonë Morata-n për 8 milionë Euro nëse njoftojnë Milanin me shkrim deri më 15 Janar 2026. Nëse huazimi zgjatet, Morata do të marrë 3 milionë Euro të tjera për gjysmën e dytë të sezonin 2025-26.

Për më tepër, klubi do të ketë një opsion të dytë blerjeje, duke i lejuar ata të nënshkruajnë përgjithmonë Morata-n për 9 milionë Euro nëse njoftojnë me shkrim deri më 10 Qershor 2026.

Kjo shumë do të paguhet gjithashtu në gjashtë këste. Nëse Galatasaray ushtron opsionin e blerjes, Morata do të ketë të drejtën e pagave të garantuara prej 6 milionë Eurosh për sezonin 2026-27 dhe 6 milionë Euro për sezonin 2027-28.

Klan News