Kyle Walker është lojtari më i ri i Milanit. Klubi kuqezi zyrtarizoi këtë të Premte firmën me mbrojtësin e djathtë.

Walker vjen nga Manchester City në huazim deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje në verë për 5 milionë Euro.

Përforcim i rëndësishëm për italianët, në një sezon ku kanë shfaqur probleme të shumta.

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, Walker ka firmosur me Milanin dhe do të nisë stërvitjen me trajnerin Sergio Conceicao.

Walker ishte pjesë e Manchester City-t nga viti 2017, ku në vitet e fundit u kthye në një nga më të mirët e pozicionit të tij. /tvklan.al