Pep Guardiola mbeti i “zhgënjyer” me vendimin e ish-kapitenit Kyle Walker për t’u larguar nga Manchester City. Lojtari 34-vjeçar u takua me drejtuesit e Citizens, ku u kërkoi që të largohej në merkaton e dimrit.

Mbrojtësi i djathtë anglez nuk preferoi që të takohej me teknikun e ekipit, por këmbënguli për t’u huazuar te “Djalli” deri në fund të sezonit.

Kuqezinjtë në bazë të akordit kanë të drejtën e blerjes së futbollistit në verë. Edhe vetë anglezi tha për mediat pas kalimit te Milani, se ai ndihej në siklet që t’i thoshte teknikut të Citizens se kërkonte që të largohej.

Veprim që sipas “The Athletic” nuk i ka pëlqyer aspak katalanasit. Guardiola mendonte se afërsia që kishte me Walker do të bënte që ai të shkonte e të fliste për vendimin që do të ndërmerrte si fillim, nisur edhe nga momenti i vështirë që skuadra po kalonte.

Në këtë sezon, mbrojtësi anglez u aktivizua vetëm në 23 takime me Citizens në Premier Ligë.

Aktivizimet më të shpeshta të Rico Lewis dhe Nico Nunes duket se ndikuan tek anglezi, që pati perceptimin se nuk ishte më i pazëvendësueshëm në ekip dhe për të duhej të niste një kapitull i ri.

Klan News