Një mini-hënë e Tokës e cila endet në qiell që prej shtatorit nis sot një rrugëtim drejt diellit përpara se të zhduket në vitin 2055.
Asteroidi 2024 PT5 mund të jetë një copëz e madhe e ndarë nga hëna pas përplasjes me një shkëmb hapësinor të ndodhur shekuj më parë.
Rreth 2 milion milje nga toka, asteroidi nuk është afruar kurrë sa të kapet nga forca e rëndesës së planetit. Por kalimi i lamturmirës do ta afrojë rreth 1.1 milion milje në muajin janar për ta parë për herë të fundit para se forca tërheqëse e diellit ta marrë më tej në hapësirë.
Përmasat e vogla të mini hënës, gjerësia vetëm 10 metër si dhe largësia, tregojnë se nuk mund të shihej me sy të lirë përveçse me teleskopë të fuqishëm. NASA e ka gjurmuar asteroidin që prej momentit kur u pa për herë të parë në muajin gusht nga një teleskop në Afrikën e Jugut.
Që prej atij momenti është kthyer në një “shoqërues të largët” të Tokës. Ai ka ndjekur një orbitë në trajtë patkoi për dy muajt e fundit dhe do të përshpejtojë lëvizjen pasi forca e diellit të nisë të veprojë pas së hënës. Shpejtësia gjatë rrugëtimit të fundit në janar do të dyfishohet krahasuar me shtatorin.
NASA do ta gjurmojë për më shumë se një javë në muajin janar përmes sistemit Goldstone në shkretërirën Mojave në Kaliforni. Kur të rikthehet në vitin 2055 pasi të orbitojë rreth diellit, asteroidi do të kryejë edhe një kalim të fundit të përkohshëm dhe pjesor rreth Tokës./tvklan.al