Largohet nga Toka minihëna e huazuar. Guri kozmik që kështu u etiketua, pas dy muajsh, lëshohet nga thithja gravitacionale e planetit tonë, për te vijuar udhëtimin me grupin e asteroidëve që bën pjesë, Arjuna.
Ky trup i vogël qiellor, me diameter 10 m, hyri në fushën magnetike të Tokës në 29 Shtator dhe u largua mbrëmjen e 25 Nëntorit, dhe sipas përllogaritjeve të astronomëve, mund të rikthehet në fund të Janarit 2025, e me pas vitin 2055.
Ndërkohë janë formuluar hipoteza të reja mbi origjinën e asteroidit 2024 PT5. Sipas tyre, duket se është bir i Hënës, duke u bazuar në shpejtësinë e rrotullimit, që është në përputhje me atë të një masivi të shkëputur nga sipërfaqja e satelitit natyral të Tokës, dhe përbërja kimike, shumë e ngjashme me kampionet e pluhurit në Hënë që njerëzimi disponon.
Klan News