Pas 5 vitesh emigrant, Anto Marcic është kthyer në fshatin e tij pranë qytetit të Vares në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ka hapur një firmë transporti që po ndërton një rrugë të re malore që lidhet me vendbanimet fqinje. Ai është një nga shumë persona që janë kthyer në zonë në dy vitet e fundit pas zhvillimit të një miniere të re argjendi, plumbi dhe bariti, duke ringjallur një zonë dikur të goditur nga lufta dhe rënia ekonomike.
Qytei Vares po rezulton të jetë ndryshe nga qytetet e tjera në Ballkan të cilat prej kohësh po vuajnë nga shpopullimi, paqëndrueshmëria politike dhe emigracioni masiv. Qyteti gjithashtu ofron shpresë për komunitetet e tjera në rajonin e pasur me minerale ku burimet si energjia e rinovueshme mbeten kryesisht të pashfrytëzuara. Qyteti, i cili ndodhet në një luginë të pjerrët të rrethuar nga kodra të pyllëzuara, kishte qenë prej vitesh i harruar.
Rrënojat e një fabrike të vjetër çeliku në hyrje të saj ishin prej kohësh një shenjë e një të shkuare më produktive. Popullsia e saj u tkurr me dy të tretat pas luftës së Bosnjës në vitet 1990. Por më vonë kompania “Adriatic Metals” me bazë në Mbretërinë e Bashkuar fitoi projektin për zhvillimin e minierës 7 vjet më parë dhe pas 250 milionë dollarësh investime muajin e kaluar filloi me prodhimin.
“Ne do të prodhojmë këtu, ne po nxjerrim 800,000 ton minelare në vit në minierë, por këtu do të prodhojmë rreth 65,000 tonë plumb dhe argjendi dhe ato janë të destinuara për në Evropë, Azi, gjatë gjithë portit të Ploce si dhe rreth 95,000 ton zink.”
Kjo ishte miniera e parë e tillë që hapej në Evropë në më shumë se një dekadë.
“Në atë kohë, ne tani kemi rekrutuar drejtpërdrejt plus indirekt përmes kontraktorëve tanë, mbi 500 punonjës, kryesisht të rinj, profesionistë të rinj të cilët i kemi trajnuar dhe vazhdojmë të investojmë shumë para në trajnim. Ne e kuptojmë, dhe kjo nuk është vetëm një çështje e Varesit, është një çështje e tërë e Bosnjës dhe madje edhe e Ballkanit Perëndimor të rinjtë po largohen me shumicë. Një nga kërkesat e mëdha që kemi marrë nga komuniteti ishte ne duam që ju të krijoni mundësi për fëmijët tanë, ne duam që ata të mund të qëndrojnë këtu, ne duam që ata të kenë familje këtu, ne duam të shohim nipërit tanë.”
Tani vilat prej druri po ndërtohen buzë lumit. Dyqanet dhe furrat e bukës janë hapur dhe restorantet janë plot në fundjavë. Adriatic Metals ndërtoi një rrugë të re dhe rinovoi një hekurudhë për të shmangur izolimin e qytetit. Papunësia është pothuajse përgjysmuar dhe kopshti, i cili dy vjet më parë ishte planifikuar të mbyllej, tani ka një listë pritjeje.
“Vares ka përjetuar prosperitet edhe për shkak të fuqisë punëtore të përfshirë në këtë projekt, e cila ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e konsiderueshme. Kjo duket jo vetëm në kopshtin e mbipopulluar por edhe në rritjen e kërkesës për apartamente me qira dhe prona të paluajtshme. Të gjitha këti tregojnë një zhvillim në rritje e cila ka qenë e dukshme gjatë katër viteve të fundit”, thotë një minator.
Edhe bizneset lokale po bashkëpunojnë me kompaninë e cila ka zhvilluar këtë minierë.
“Sa i përket bashkëpunimit me kompaninë Adriatic Metals, mund të themi se kemi bashkëpunuar me ta që në ditën e parë dhe për momentin sigurojmë edhe ushqim për punonjësit e kompanisë. Kjo është diçka që kontribuon shumë në biznesin tonë.”
Edhe vetë pronari i këtij resoranti thotë se në biznesin e tij ka punonjës që kanë emigruar jashtë vendit, por janë kthyer për të jetuar përgjithmonë këtu.
“Të gjithë punonjësit janë nga qyteti, ata janë persona që jetojnë këtu. Përveç kësaj, ne kemi katër emigrantë në mesin e punonjësve tane, një person është kthyer nga Çekia dhe tre të tjerë janë kthyer nga Gjermania. Ata tani janë duke punuar me ne dhe nuk kanë ndërmend të kthehen sërish, besoj se do të qëndrojnë këtu”.
Edhe Anto Marcic pas vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani, hoqi dorë nga ëndrra e tij për të hapur një fermë dhe tani ka nisur një punë të re. “Të gjithë janë më të lumtur në qytet, më shumë njerëz po shpërngulen, gjë që është evidente te njerëzit. Më shumë po investohet, ndaj besoj se gjithçka do të ecë përpara.”
Edhe për kryetarin e bashkisë së Vares gjërat kanë ndryshuar për mirë teksa bën një krahasim të situatës me vitet e kaluara.
“Asgjë rreth Vares nuk është e njëjtë me atë që ishte 5 apo 6 vjet më parë. Është e drejtë të thuhet se statusi aktual i Vares është kthyer plotësisht, me 100%, ndoshta edhe më shumë, me 300%. Vares është me të vërtetë një qytet i zhvilluar, dhe njerëzit kanë mundësinë të qëndrojnë, të punojnë dhe të ndjekin arsimin e tyre këtu”.
Në këtë minierë janë të punësuar rreth 300 njerëz dhe pritet të krijojë 430 milionë dollarë eksporte vjetore në Evropë të cilat do të përkthehen në të ardhura.
Por jo të gjithë janë të lumtur për këtë fakt. Aktivistët e mjedisit në qytetin e Kakanjit, në rrjedhën e poshtme të lumit Vares, ankohen se kompania po shkatërron biodiversitetin dhe po ndot ujin e pijshëm. Prokurorët e kantonit Zenicë-Doboj kanë bërë kallëzim penal kundër kompanisë për prerje të paligjshme të pemëve për të ndërtuar rrugën për në minierë. Vetë shefi ekzekutiv i kompanisë pranoi se kompania bëri gabime me prerjen e pemëve, por mohoi përgjegjësinë për ndotjen e ujit.
Klan News