Imami përkujton me veteranët 65 vjetorin e çlirimit
Veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të afërm të tyre kanë kujtuar në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Të mbledhur në një koktejl të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, veteranët janë përshëndetur nga kreu i kësaj ministrie Arben Imami.
Arben Imami: “Jemi mbledhur këtu bashkë për ta festuar dhe për ta kujtuar si një nga ditët më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare. Ne kujtojmë gjithë ata të cilët dhanë jetën për këtë vend, për liri, për demokraci. Ju që morët pjesë në këtë luftë të madhe jeni te nderuar. Do të kujtojeni gjithmonë për atë kontribut, që ishit të gatshëm të bënit sakrificat me sublime për vendin tuaj dhe ne bijtë tuaj jemi krenar me ju”.
Të pranishëm në këtë ditë të veçantë për shqiptarët e veçanërisht për ata që kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e kombit, ishin dhe disa veteranë nga Kosova dhe Maqedonia./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami