“Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta bazuar në këtë konventë ka ndërmarrë iniciativën për hartimin e ligjit kuadër për të drejtat e fëmijëve. Reforma e ndërmarrë reflekton filozofinë e procesit të decentralizimit dhe institucionalizimit të shërbimeve dhe ngritjen e shërbimeve të reja në të gjitha njësitë vendore. Në përfundim të fazës së dytë të projektit të mbështetur nga Banka Botërore, shpërndarja e shërbimeve sociale në komunitet, janë ngritur 43 shërbime ditore për grupet në nevojë dhe vlerësohet që nga këto shërbime kanë përfituar mbi 10 mijë fëmijë dhe nënat a tyre. Shërbimet e reja janë shtrirë në 8 qarqe të vendit, pra në rreth 2/3 e territorit të republikës.”/tvklan.al