Ministrja e Shtetit për Sipëmarrjen Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit ka prezantuar projektligjin për krijimin e Bankës Kombëtare të Zhvillimit. Gjithashtu ajo bëri edhe një pasqyrim finaciar të vendit ku bëri me dije se në aspektin ekonomik Shiqëria pavarësisht shifrave të mira që janë arritur deri më tani mbetet pas vendeve të rajonit.
“Sot do të diskutojmë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik të vendit tonë, themelimin e Bankës Kombëtare të zhvillimit. Kjo bankë përfaqëson jo vetëm një institucion financiar, por shprehjen konkrete të një vullenti politik, të një vizion për një ekonomi më të fortë.
Gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka përjetuar rritje domethënse. Duke parë shifrat shohim se PBB-ja është rritur nga 9.6 miliardë lekë në 25 miliardë lekë, para është shumëfishuar. Të dhënat për PBB-në për frymë tregojnë se është trefishuar duke kaluar nga 3324 Euro në vitin 2013 në 10 134 Euro në vitin 2024. Rritja ekonomike ka mbajtur ritme të qëndrueshme nga 3.3% në 3.4% dhe perspektiva afat mesme dhe afatgjatë është për norma rritëse dhe më të larta. Këto nuk janë statistika, janë tregues që shqiptarët sot jetojnë më mirë, punojnë më shumë dhe kanë më shumë mundësi.
Megjithatë, ndonëse të shifrat që sapo përmenda më parë na japin një panoramë inkurajuese në ekonominë shqiptare në nivele zhvillimi të sektorëve finaciare ne vijojmë të mbetemi pas në krahasim me vendet e rajonit ”, tha Ibrahimaj.
Ministraj Ibrahimaj tha se qëllimi kryesor i Bankës Kombëtare të Zhvillimit është rritja ekonomike e vendit.
“Krijimi i Bankës së Zhvillimit përbën një hap kyç në sigurimin e një mekanzimi të qëndrueshëm për financimin e sektorëve strategjikë të Ekonomisë. Përvoja ka treguar se një instiucion i tillë mund të ndihmojë në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të BE duke siguruar që investimet të drejtohen në projektet që sjellin rritje afatgjatë.
Qëllimi kryesor i Bankës Kombëtare të Zhvillimit është që të nxit shërbimin ekonomik të vendit përmes lehtësimin në qasje në financë të sektorëve të nënfinacuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, ndëmarrje e mesme dhe të vogla, eksportet dhe projektet për zhvillimin strategik të vendit”, tha Ibrahimaj.
/tvklan.al