Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.Kryeministren Belinda Balluku njëherësh edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë inspektuar punimet në rrugën Gur-Remas në Divjakë.

Rama nuk nguroi t’i kthente një përgjigje kreut të PD-së Sali Berishës i cili e ka akuzuar se nuk ka bërë asgjë për zhvillmin e fshtrave.

Ai tha se Berisha nuk mund të shoh fshatin se nuk di të bëjë gjë tjetër vetëm të akuzojë nga këneta mediatike.

“Kjo është për të githë ata që thonë fshati, fshati, keni lënë fshatin, s’keni bërë në fshat. Ku do t’i shikoni ju? Ku? Në kënetën mediatike që s’ka punë tjetër vetëm e kapi, iku, hyri, doli, vodhi, erdhi bam, bum, bim, bam. Nuk i shihni dot rrugët e fshatit ju, s’kanë lidhje fare me rrugët e fshatit ata që flasin atje. Dhe nga ana tjetër nuk është vetëm Divjaka, janë shumë zona e shumë territore ku ka pasur zhvillim të infrastrukurës rurale gjithmonë jo elektorale por strategjike, jo hajde hidh zhavor, çakull edhe hidh dy lopata asfalt sa për të marrë vota, por çdo ditë thuajse për 12 vjet me radhë. Jo 12 vjet se 2 vjet na u deshën për të filluar punën për të dalë nga gropa”, tha Rama.

/tvklan.al