Pancerat do të përballen me Ukrainën dhe Greqinë në Qershor, përpara nisjes së Euro2024
Dy sfidat e fundit të Kombëtarës së Gjermanisë përpara kampionatit europian që do ta presin në shtëpi do të jenë ndaj Ukrainës dhe Greqisë.
Sfida kundër Ukrainës është planifikuar të zhvillohet më 3 qershor, ndërsa ndaj helenëve 4 ditë më pas, njoftoi federata gjermane e futbollit. Ukraina dhe Greqia ende kanë shans për të luajtur në Gjermani 2024.
Për drejtorin sportiv Rudi Foler, ndeshjet e fundit para fillimit të turneut janë gjithmonë diçka speciale dhe do t’i shërbejnë ekipit në përgatitjet e tij, për eventin e shumë pritur nga tifozët vendas.
Sipas teknikut Julian Nagelsmann, pancerat duhet që të përgatiten për kundërshtarët me stile dhe skema të ndryshme loje.
Kombëtarja gjermane u grumbullua në Frankfurt të hënën dhe nisi përgatitet për ndeshjet e parë ndërkombëtare të vitit. Pancerat do të udhëtojnë në Lion të premten, pasi do të përballen me dy herë fituesen e Kupës së Botës, Francën, të shtunën.
Një ditë më pas do të kthehen në Frankfurt, ku do të luajnë kundër Holandës më 26 Mars.
Klan News