Skuadrat shqiptare vazhdojnë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Pas pushimit disa javor, ekipet do të rikthehen në fushë, në javën e dytë të Janarit, për përballje interesante.

Klubet kanë organizuar miqësore të ndryshme, për të parë gjendjen e lojtarëve.

Partizani shkatërroi me shifrat e thella 6-0 Kastriotin, në stadiumin “Arena e Demave”. Në këtë përballje, golin e gjeti edhe sulmuesi i afruar në këtë merkato, Padstrelau. Ky i fundit ishte autor i golit të dytë, ndërsa të tjerët u shënuan nga Mba, Keko, Mehmeti, Jata dhe Zeka.

Fitore në miqësore regjistroi edhe Tirana. Bardheblutë e kryeqytetit, mposhtën minimalisht Kukësin. Në këtë përballje vendosi goli i Bajrovic në minutën e 89-të. /tvklan.al