Shqipëria U-19 u mposht minimalisht në miqësoren e parë nga moshatarët e Turqisë, në ndeshjen e zhvilluar në Izmir.

Kuqezinjtë e Julian Ahamtajt rezistuan në pjesën e parë, ndërsa u ndëshkuan në minutën e 53-të, kur vendasit shënuan golin e avantazhit.

Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm dhe kuqezinjtë krijuan disa raste të mira shënimi me Arifin, Boden, dhe Sulejmanin, ndërsa në fundin e takimit Nuredini humbi mundësinë e artë për të barazuar takimin. I vetëm me portierin goditja e tij përfundoi jashtë. Në fund ndeshja u mbyll 1-0 për Turqinë U-19.

Pas dy ditësh, Kombëtarja U-19 do të zbresë sërish në fushë ku do të luajë takimin e radhës miqësor me Turqinë, po në orën 16:00. /tvklan.al