Kombëtarja shqiptare regjistroi fitoren e dytë në miqësoren para Europianit, që do të transmetohet në ekranin e Tv Klan.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Azerbajxhanit. Një test i rëndësishëm për Shqipërinë, për shkak të lojës shumë të mirë nga azerët.
Bajrami zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Manaj në minutën e 82-të dhe Laçi në minutën e 88-të. Golin e vetëm për Azerbajxhanin e realizoi Gurbanli në minutën e 90-të.
Kjo ishte miqësorja e fundit para Europianit, aty ku Shqipëria do të jetë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 3-1
Bajrami 12′, Manaj 81′, Laçi 88’/ Gurbanli 90′
FORMACIONET ZYRTARE
Shqipëria: Thomas Strakosha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti (Ismajli), Berat Gjimshiti (Mihaj), Mario Mitaj (Aliji); Kristjan Asllani, Ylber Ramadani; Nedim Bajrami, Jasir Asani (Hoxha), Taulant Seferi (Laçi); Armando Broja (Manaj)
Azerbajxhani: Mahammadaliyev; Cafarquliyev, Mustafazada, Huseynov, Mammadov; Isayev, Diniyev, Makhmudov; Sheydaev, Bayramov, Emreli
Stadiumi: Haladás Sportkomplexum, Hungari
NDESHJA MINUTË PAS MINUTE


























92′- Mbyllet ndeshja!
90’ Gurbanli ngushton diferencat në 3-1, duke thyer Strakoshën me kokë.
88’- Gooool Shqipëria 3-0! Shpërthim i bukur i Bajramit nga e majta, me fantazistin që i servir një asist Laçit dhe mesfushori pak metra larg portës, nuk gabon, duke shënuar të tretin.
87’- Strakosha sërish vendimtar me një pritje spektakolare ndaj Mustafaiev, për të mbajtur portën e paprekur.
86’- Ismajli nis një top të gjatë për Hysajn, por mbrojtësi nuk e arrin dot.
85’ Jafarguliyev provon me një gjuajtje me të majtën, por Strakosha është i vëmendshëm dhe pret pa shumë probleme.
81’- Gooooool Shqipëria 2-0! Gjen rrugën e rrjetës edhe Rey Manaj. Sulmuesi shfrytëzon një pasim të marrë nga Aliji dhe me të majtën e ndal topin në fundin e rrjetës.




78’- Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Ajeti për t’i lënë vendin Ismajlit.

77’- Hoxha hedh një krosim nga e majta në zonë, por nuk shfrytëzohet si duhet.
75’- Vuan Shqipëria, Azerbajxhani i afrohet golit. Jafarguliyev, sheh gjuajtjen e tij të përplaset në rrjetën e jashtme.
72’- Azerbajxhani pranë barazimit. Strakosha mban portën e paprekur, duke ndalur një gjuajtje të fortë të Emreli.

71’- Emreli hyn bukur në zonë, por largon rrezikun Qazim Laçi.
66’- Mundësia më e mirë për shënim në pjesën e dytë te Shqipëria. Manaj merr një top në zonë dhe provon me një gjuajtje të fortë, por portieri Mahammadaliyev, e dërgon në goditje këndi.

63’- Aksion i rrjedhshëm i Shqipërisë, nga e majta në të djathtë. Bajrami kombinon me Hysajn, por krosimi i mbrojtësit të djathtë, largohet në goditje këndi.
61’- Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Seferi dhe aktivizohet Qazim Laçi.
58’- Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë. Bajrami niset në kundërsulm dhe kroson nga e djathta, me Manajn që provon në zonë, por është me kohëvonesë dhe shkakton faull në zonën kundërshtare.
55’- Gabon Hysaj në prapavijë, por Emreli nuk shfrytëzon si duhet, duke mos e dërguar dot topin në rrjetë.


54’- Azerët më kërkues në këtë pjesë të dytë. Sheydaev, provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, pas kombinimeve të bukura, por topi shkon mbi traun e portës.
52’- Bajrami hedh një krosim në zonë, por mbrojtësit azerë, largojnë një top që po shkonte tek Ajeti.

47’- Moment i rrezikshëm pas një gabimi të Ramadanit, por Strakosha shpëton portën, duke e larguar në goditje këndi.
46’- Tre zëvendësime te Shqipëria. Silvinjo largon Asanin për Arbër Hoxhën, Gjimshitin për Mihajn, Mitajn për Alijin dhe Brojën për Manajn.

45”- Fillon pjesa e dytë.

45′- Mbyllet pjesa e parë!
44′- Mamudov provon me gjuajtje nga faulli, por shkon jashtë.
43’- Momente tensioni në fushë. Emreli përplaset me Asllanit, pasi mesfushori shqiptar u ndërpreu rrugën. Arbitri qetëson situatën dhe akordon goditje dënimi.
40’- Minuta të mira për Shqipërinë, me Seferin që shkëputet nga e majta dhe pason për Brojën. Sulmuesi e kalon topin te Bajrami, me këtë të fundit që tenton dhe gjuan jashtë, ndërkohë që pritej një pasim në zonë.
39’- Nedim Bajrami, tenton me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por portieri e dërgon në goditje këndi.



37’- Për pak gabon portieri i Azerbajxhanit, që mban shumë një top dhe vihet ne presion nga Broja, por ia del ta largojë.
34’- Tenton edhe Asllani nga distanca, por gjuajtja nuk ka saktësinë e duhur.

33’- Hüseynov provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por pa e shqetësuar portierin Strakosha, pasi topi shkon jashtë.
32’- Ramadani shfaq probleme, por duket se nuk ka asgjë serioze, me lojtarin që vazhdon ndeshjen normalisht.
31’- Krosim i rrezikshëm nga krahu i majtë nga Azerbajxhani me Sheydaev, por topi i hedhur në zonë, nuk shfrytëzohet si duhet.
28’- Mitaj hyn në zonë dhe pason për Brojën, me sulmuesin që tenton të bëjë spondin për Bajramin, po gabon pasim.

24’- Mundësi e rrezikshme për Azerbajxhanin. Emerli, nuk shfrytëzon si duhet një krosim në zonë. Topi shkon ngjitur ngjitur me shtyllën e majtë të Strakoshës.

23’- Provon Ramadani me një kundërsulm të shpejtë, por ndalet në mesfushë.
18’- Jasir Asani merr një goditje në fytyrë, por arbitri e kalon situatën me një këshillim për Makhmudov.
14’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Seferi asistoi për Brojën, ndërkohë që Asani priste i vetëm në krahun tjetër.
12’- Gooooool Shqipëria 1-0! Kuqezinjtë dinë të shënojnë vetëm supergola. Nedim Bajrami, lëshon një goditje të bukur nga jashtë zone dhe topi ndalet në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.



10’- Bajrami pason bukur për Brojën, me sulmuesin që bën spondin për Seferin, por ky i fundit gabon në pasimin e fundit.
7’- Shqipëria i lë qarkullimin e topit Azerbajxhanit dhe është e kujdesshme në prapavijë.

0′ – Nis sfida!










REDAKSIA TVKLAN.AL