Lajme Arkiva 2003
Mbretëresha Geraldinë në 1 vjetorin e vdekjes së saj është përkujtuar nga miqtë dashamirësit dhe familjarët në një meshë të veçantë.
Mesha është zhvilluar në katedralen e Shën Palit dhe të gjithë të pranishmit janë lutur dhe kanë përkujtuar mbretëreshën shqiptare duke vënë në pah aftësitë e saj njerëzore.
Ashtu si një vit më parë kur trupi i pajetë i Geraldinës hyri në këtë katedrale në meshën e saj të përshpirtjes ashtu edhe sot mesha në kujtim të nderimit të saj është zhvilluar aty.
Mbretëresha Geraldinë, gruaja e mbretit Ahmet Zogu, një konteshë me origjinë hungareze, u largua nga Shqipëria më 6 prill të vitit 1939 pas një mërgimi 63 vjeçar ajo u rikthye në Shqipëri e shoqëruar nga biri i saj pretendenti për fron leka i parë dhe familja e tij.
Vetë pak muaj pas ardhjes së saj në Tiranë gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe ajo u nda nga jeta në spitalin ushtarak pas katër infarkteve.
Në ditën e varrimit të saj kanë marrë pjesë anëtarë nga mbi 50 oborre mbretërore anë e mbanë botës, politikanë dhe me mijëra njerëz të ardhur nga e gjithë Shqipëria.
Mbretëresha shqiptare u varros në një ceremoni madhështore në varrezat e Sharrës në tiranë.
Në përvjetorin e parë të saj ajo është përkujtuar si një grua me zemër të madhe e cila i ka patur gjithmonë në shpirt Shqipërinë dhe shqiptarët./tvklan.al