Dy komisionet e posaçme, për Korrupsionin dhe Dezinformimin nuk do të mbeten në sirtarët e Kuvendit, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës. Me shumicën e votave, socialistët miratuan në Kuvend përbërjen e këtyre dy strukturave.
Lufta ndaj korrupsioni nëpërmjet kësaj strukture të posaçme, rikthen Fatmir Xhafajn që në 2016 kryesonte punën e reformës në drejtësi, e që prej kohësh është diskutuar për një klimë të ftohtë në partinë socialiste.
Komisioni do të ketë në fokus luftën ndaj korrupsonit, dhe sipas mazhorancës vjen si një nevojë antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
5 anëtarët e tjerë socialistë janë, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Eduart Shalsi, Evis Kushi dhe Toni Gogu. Në projektvendim janë të përfshirë edhe 5 deputetë të opozitës, ndonëse këta të fundit nuk kanë pranuar ti bashkohen këtij komisioni.
Ashtu siç paralajmëruan, drejtimin e komisionit të posaçëm për dezinformim socialistët ia besuan një ish-gazetari. Erion Braçe do të kryesojë komisionin, ndërsa anëtarë do të jenë, Etilda Gjonaj, Bledar Çuçi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Eni Zake.
Në këtë komision, nga radhët e opozitës janë përfshirë emrat e dy grupeve të tjera parlamentare, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.
Komisioni i Posaçëm për Dezinformim do të monitorojë dhe kontrollojë ndikimet e huaja, kryesisht nga vendet jo mike që kërkojnë destabilitet në vend.
Klan News