Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një ndryshim të ri në Kodin Zgjedhor që lidhet me votën e diasporës.

Demokratët kërkojnë që çdo shqiptar, pavarësisht nëse i kanë skaduar apo jo dokumentat biometrike të identifikimit të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjithashtu, pjesë e votimit sipas PD-së duhet të jenë edhe ata qytetarë që nuk janë pajisur asnjëherë me dokumenta biometrike identifikimi.

Këto propozime vijnë pas dakordëssië së arritur me mazhorancën për ndryshimin e afateve për regjistrimin e kandidatëve për deputetëtë, lejimin e votimit me dokumenta të skaduara, si dhe pjesëmarrjen e përfaqësseve politikë në procesin e numerit të votës së diasporës.

Tv Klan