96 deputetë janë të pranishëm sot në Kuvend. Që në nisje të seancës plenare u miratuan njëra pas tjetrës një sërë projekt-rezolutash.


U miratuan me shumicë të thjeshtë votash sot në Kuvend, projekt-rezoluta:

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së SPAK për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së INSTAT për vitin 2023”

-“Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit për vitin 2023”

U miratua në parim edhe akti për ratifikimin e marrëveshjes mes vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar.

/tvklan.al