“Mesdheu”, djepi ku linden qytetërimet e mëdha hegjemoniste të të gjitha kohërave, aty ku historia e njerëzimit për shekuj te tere shkroi faqet me emocionuese e te dhimbshme mbetet gjithnjë një vend për t’u studiuar.

Një afresk te shkëlqyer te Mesdheut e gjejmë ne librin me te njëjtin emër, te historianit te madh francez Fernand Braudel, i botuar vetëm pak dite me pare me një përkthim te Mirela Kumbaros.

Përtej kronologjisë libri sjell për lexuesin shqiptar me një gjuhe te përkryer zakonet në pellgun e Mesdheut, migrimet, natyrën shpirtërore te banoreve te këtij vendi te mrekullueshëm, unik mbi Toke.

Mirela Kumbaro: “Kjo është një qasje krejt e re duke parë historinë jo thjesht si histori, por si socio-histori, si gjeo-histori, si ekonomi-historike dhe në këtë kuptim ai e vendos historinë, studimin e historisë në një mjedis të caktuar, në një natyre të caktuar, në një gjeografi të caktuar duke e parë në të gjithë elementët e vet. Ai është një ndër specialistët më të mëdhenj të studimit të pellgut të Mesdheut. Braudel na e sjell Mesdheun në aspektin e klimës të bujqësisë, të trashëgimisë kulturore, të fesë, të ideologjive, të habitatit, të lëvizjeve njerëzore, të lëvizjeve migratore, por edhe të disa pikave kulminante të kulturës mesdhetare siç mund të jetë Roma, Greqia e Lashtë, siç është Venecia që është për mendimin tim dhe kapitulli më i mrekullueshëm i këtij libri”.

Libri i Fernand Braudel, qe u be i famshëm pikërisht me këtë vështrim te ri te historisë, është një vepër e papërsëritshme me vlere kulturore qe te intrigon me endjen e lirshme mes kujtesës, ambientit dhe kulturës shpirtërore./tvklan.al