Mario Mitaj debutoi me Al Ittihad në Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite. Mbrojtësi i Kombëtares i huazuar te kjo skuadër e nisi si titullar përballë Al-Ain në sfidën e fazës së 1/16.
Mitaj pati një paraqitje të mirë, duke treguar qëndrueshmëri në mbrojtje, por në ndihmë të sulmit. Ai iu afrua golit në minutën e 62’, por goditja e tij e fortë nga jashtë zonës u ndal me vështirësi nga portieri kundërshtar.
Mario Mitaj u zëvendësua në minutën e 71’ kur rezultati ishte siguruar. Al Ittihad i drejtuar nga francezi Laurent Blanc e fitoi 3 – 0 këtë takim.
Tv Klan