Al Ittihad mori një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Al Uehda-s me rezultatin 4-1 në Ligën Profesioniste Saudite dhe mban kryesimin me 4 pikë më shumë se sa ndjekësit e Al Hilalit.
Miqtë e gjetën golin pas vetëm 35 minutash me Al Shan-keti. Por vendasit risollën barazpeshën në takim, shtatë minuta më vonë falë El Jamik.
Por barazimi zgjati vetëm tri minuta, pasi Benzema i dha Al Ittihadit avantazhin sërish. Në pjesën e dytë, miqtë e shtuan presionin dhe gjetën golat me Bergvijn dhe Aouar.
52 pikë në renditje për skuadën e mrojtësit kuqezi Mario Mitaj Al-Ittihad, i cili vazhdon rekuperimin.
Ekipi ndiqet nga Al Hilal me 48 pikë, që është penalizuar nga 2 barazimet radhazi të fundit.
Vendi i tretë mbahet nga ekipi i Cr7, Al Nasr që ka 44 pikë në 20 takime të luajtura.
Klan News