Mario Mitaj vazhdon të shkëlqejë në Arabinë Saudite, aty ku është pjesë e skuadrës së Al Ittihad. Mbrojtësi i Shqipërisë, ishte protagonist në fitoren 2-0 ndaj Al Fateh, e cila i dha vendin e parë Al Ittihad.

Mitaj asistoi te goli i parë në minutën e 58-të, për Fabinho, i cili zhbllokoi sfidën. Përveç asistit mbrojtësi i majtë, ishte vendimtar edhe gjatë ndeshjes, me spastrimet në prapavijë dhe me daljet e shpejta në sulm.

Këtë e konfirmon edhe vlerësimi për të pas ndeshjes, ku mori notën 7.8, duke qenë i dyti me notën më të lartë, pas Fabinho që mori 7.9.

Mitaj, pas ndeshjes u shfaq i lumtur, ndërsa e tregoi edhe me një postim në profilin e tij.

“Fitore e rëndësishme, shpirt i madh skuadre. Vazhdojmë kështu. Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme tifozë”, shkruan Mitaj.

Pas 11 javëve kampionat, Al Ittihad mban vendin e parë me 30 pikë, 2 më shumë se Al Hilal, që u mposht 3-2 nga Al Khaleej.

/tvklan.al