Nuk ka qetësi për trajnerit Silvinjo, para ndeshjeve të muajit Mars te Kombëtarja. Pas Elseid Hysaj, një tjetër mbrojtës i kuqezinjve është dëmtuar.
Bëhet fjalë për Mario Mitajn, i cili do të jetë jashtë për ndeshjet e ardhshme të Al Ittihad. Klubi saudit, njoftoi se mbrojtësi i majtë ka shfaqur probleme te pjesa e muskujve.
Lojtari ka nisur punën për tu rikuperuar, por edhe nuk ka një datë të saktë se kur mund të rikthehet i gatshëm.
Mungesa e Mitajt në Kombëtare do të ishte rëndësishme, pasi lojtari është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për trajnerin Silvinjo. /tvklan.al