Al Ittihan ka blerë zyrtarisht kartonin e Mario Mitajt nga Lokomotiva Moskë. Klubi nga Arabia Saudite njoftoi këtë të Premte se ka firmosur me shqiptarin deri në vitin 2028.
Mitaj u transferua tek Al Ittihad në verë nga skuadra ruse në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Megjithatë duke parë formën e treguar dhe rëndësinë e madhe, klubi saudit ka blerë kartonin e Mitajt, pa u mbyllur sezoni.
Super Mitaj is continuing with Al-Ittihad ✍️ pic.twitter.com/QqR7VIZKng
— Al-Ittihad Club (@ittihad_en) January 31, 2025
Mitaj është kthyer në një pikë kyçe në formacionin e Al Ittihad, skuadër që këtë sezon lufton për titullin kampion. /tvklan.al