Drejtoria e Përgjithshme e Doganave reagoi pas deklaratave të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se mjetet e saj po përdoren në fushatë në Dibër.
Në reagim thuhet se fotot e publikuara përmes organit të shypit të opozitës janë të trukuara dhe s’kanë lidhje me asnjë automjet të doganës.
Sipas Doganave, sulmi bëhet për qëllime elektorale. Ky institucion sqaron se targa e fotografuar nuk ekziston në flotën e automjeteve të doganave shqiptare dhe se bëhet fjalë për automjete të vjetra që i janë kthyer koncesionarit në vitin 2014.
Tv Klan