Modelja e njohur, Christine McGuinnes, ka menduar të largohet pak nga problemet e ditës dhe të shpërndajë disa foto që kanë “shpërthyer” rrjetet sociale.

Mamaja e tre fëmijëve, vetëm 32 vjeçe, dukej e mrekullueshme ndërkohë që pozonte me të brendshme. Duke treguar angazhimin e saj të lartë për palestrën, McGuinnes dukej thjesht e mrekullueshme në fotot e saj.

Por ajo që i ka bërë fansat të “çmenden” ka qenë përshkrimi i modeles tek fotoja.

“Lëreni imagjinatën të shfrenohet”, ka shkruar ajo.

Ky postim i saj vjen në një moment që sëbashku me bashkëshortin po lëvizin drejt një shtëpie të re./tvklan.al