Moldavët hodhën votat e tyre këtë të dielë në zgjedhjet presidenciale. Presidentja aktuale Maia Sandu, është favorite për të siguruar një mandat tjetër në këtë  garë presidenciale në të cilën konkurrojnë 11 kandidatë.

Votuesit do të votojnë gjithashtu pro ose kundër në një referendum për të vendosur nëse do të përfshihet në kushtetutën e vendit rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Nëse presidentja Maia Sandu nuk arrin të fitojë një shumicë të mjaftueshme, një balotazh do të mbahet më 3 Nëntor, i cili mund ta vendosë atë përballë kandidatit Alexandr Stoianoglo, një ish-prokuror i përgjithshëm i cili është pro-rus.

Votimet mbahen teksa pretendimet për ndëryrjet e Moskës shtohen. Akuzat përfshijnë financimin e grupeve opozitare pro-Moskës, përhapjen e dezinformatave, ndërhyrjen në zgjedhjet lokale dhe mbështetjen e një skeme të madhe të blerjes së votave.

Me presidenten Sandu marrëdhëniet me Moskën janë përkeqësuar që kur ajo erdhi në pushtet në Dhjetor 2020.

Kujtojmë se qeveria e saj ka dënuar agresionin rus të Ukrainës në Shkurt të vitit 2022 ndërsa menjëherë pas luftës Moldavia paraqiti kërkesën për t’u anëtarësuar në BE. Brukseli ra dakord në muajin Qershor për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Klan News